10-12-2024

Nga 11 lindje në Prizren, gjysma me operacion

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes)

Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara:

Numri i përgjithshëm i lindjeve -11

4 meshkuj

7 femra

Prej numrit të përgjithshëm të këtyre 6 kanë qenë me operacion, apo siç njihen ndryshe me prerje  cezariane.

Ndryshe, siç kemi raportuar numri i grave që po lindin në këtë  formë edhe në rajonin e Prizrenit është në rritje të vazhdueshme. Derisa gjatë muajit maji janë  regjistruar 90 lindje të tilla, në qershor 8 më shumë.

Nëse shprehemi më shifra, del se afërsisht çdo e treta shtatzënë ka lindur me prerje. /gazetaeprizreni.net/

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.