05-08-2020

Nga 216 rastet e reja me Covid-19, dy nga Prizreni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot janë regjistruar edhe 216 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Prej tyre 2 raste janë nga komuna e Prizrenit, transmeton Gazeta e Prizrenit.

  • Gjatë 24 orëve të fundit, një person i prekur me koronavirus ka ndërruar jetë.

    Numri total i rasteve të vdekjeve të personave të prekur me Covid-19 ka arritur në 102.

    “Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.

    Sot janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.

    Rastet tjera pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj.

    Asnjë koment

    Comments are closed.