Nga 3 deri më 5 maj mbahet Festivali folklorik “Hasi jehon”

Këtë viti, kur mbushen 30 vjet, fillimi i majit në Gjonaj të Hasit, i mbledh ansamblet folklorike të gjithë gjeografisë shqiptare, në Festivalin “Hasi jehon”, për ta shndërruar këtë eveniment kulturor, nw njërin ndër më fanatiket për ruajtjen dhe kultivimin traditës shqiptare.

Edhe këtë vit me 3, 4 dhe 5 maj në Gjonaj, shoqëritë e grupet që kultivojnë folklorin burimor nga e gjithë gjeografia shqiptare do të jenë pjesë e dasmës së madhe hasjane, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Një fragment i përditshmërisë së lashtësisë, dasma, festa, por edhe fragmentet e betejave të kapërcimit të shekujve vijnë për tri net në ‘Hasi jehon’, si këngë, si valle, si trashëgimi, të cilin e ruajmë ndër gjenerata si mision të shenjtë.

Festivalit i prin ekspozita e prodhimeve të bukës, kësaj zejeje, me të cilën hasjanë dallohen dhe veçohen jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë shtete. Manifestimi hapet më 3 maj në orën 18:00. /GazetaePrizrenit.net