Nga flakët e orës elektrike digjet kulmi i një shtëpie në Prizren
Policia ka raportuar se për shkaqe të pa njohura një orë e energjisë elektrike e vendosur në një shtyllë elektrike në Prizren ka marrë flakë.
Si pasojë e saj një pjesë e kulmit të një shtëpie ka marrë flakë.
“Më pas një kabllo e rrymës eklektike si pasoj e zjarrit është këputur dhe ka rënë mbi një veturë, pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar. Njësitet relevante policore, njësiti i zjarrfikëseve, dhe një ekip i KEDS-it, ju kanë përgjigjur vendit të ngjarjes”, thuhet në raportin policor.
Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendimin e prokurorit është iniciuar rasti dhe zhvillohen hetime./GazetaePrizrenit.net/