08-05-2024

Nga flakët e orës elektrike digjet kulmi i një shtëpie në Prizren

Policia ka raportuar se për shkaqe të pa njohura një orë e energjisë elektrike e vendosur në një shtyllë elektrike në Prizren ka marrë flakë.

Si pasojë e saj një pjesë e kulmit të një shtëpie ka marrë flakë.

“Më pas një kabllo e rrymës eklektike si pasoj e zjarrit është këputur dhe ka rënë mbi një veturë, pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar. Njësitet relevante policore, njësiti i zjarrfikëseve, dhe një ekip i KEDS-it,  ju kanë përgjigjur vendit të ngjarjes”, thuhet në raportin policor.

Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendimin e prokurorit është iniciuar rasti dhe zhvillohen hetime./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.