26-04-2024

Nga fustani i nusërisë te ceremonia elegante, detaje nga dasma spektakolare në Shtëpinë e Bardhë

Naomi Biden nuk mund të mendonte për një vend më të bukur dhe privat për dasmën e saj se Shtëpia e Bardhë, ndërsa bëri histori falë ceremonisë. Mbesa e Presidentit amerikan Joe Biden u martua me të dashurin e saj Peter Neal në një ceremoni elegante në South Lawn në Uashington, e cila ndodhet në territorin e Shtëpisë së Bardhë, duke u bërë mbesa e parë e një presidenti në detyrë që e bën këtë.

Ashtu siç pritej, i pranishëm ishte gjyshi i nuses, i cili shoqërohej nga babai i saj, Hunter Biden dhe ish-bashkëshortja e tij, Kathleen Buhle, si dhe gruaja e tij, Jill Biden.

Fustani i saj i nusërisë jepte padyshim vibra mbretërore, pasi mund të gjendej në zgjedhjet e një nuseje mbretërore, ndërkohë që referencat për fustanin e Grace Kelly ishin të qarta. Më në detaje, Biden zgjodhi një fustan nusërie nga shtëpia e Ralph Lauren, ku përfshihej dantella Chantilly. Detajet që e bënë atë unike ishin lulet e qëndisura me dorë që u shfaqën si në bust ashtu edhe në fund, me vellon e katedrales që vidhte pamjen.

Zgjedhja e shtëpisë nuk ishte e rastësishme, duke qenë se lidhja e markës luksoze amerikane me Familjen e Parë është e njohur. Të mos harrojmë se në inaugurimin e Presidentit Biden, shtëpia ishte kujdesur për pamjen e tij nga pallto e deri te maska ​​që e mbronte nga koronavirusi.

Pas ceremonisë, pasoi një darkë në Shtëpinë e Bardhë, duke e përmbyllur ditën e veçantë me një pritje në pallat me ëmbëlsirë dhe shumë kërcime.

Sipas raportimeve, çifti së fundmi ka qëndruar në katin e tretë të Shtëpisë së Bardhë, ku nëna e Michelle Obamës, Marian Robinson, jetonte gjatë presidencës së Obamës. Duhet theksuar se 28-vjeçarja Naomi Biden është e diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Kolumbias, ndërsa 25-vjeçari Neal ka mbaruar edhe fakultetin e drejtësisë, edhe ka bërë praktikën në fushatën presidenciale të Hillary Clinton dhe në Shtëpinë e Bardhë kur Barack Obama ishte President./abcnews.al

Asnjë koment

Comments are closed.