25-11-2024

Nga kush furnizohet me armë Kosova? Flet eksperti

Njësitet e forcave speciale të policisë së Kosovës , në rastin e sulmit në manastirin e Banjskës, nga terroristët serb kanë treguar profesionalizëm dhe përkushtim për mbrojtjen nga sulmet e tilla.

“Thashethemet” se vendit tonë nuk i shet asnjë shtet armë, nuk qëndrojnë. Ka shumë shtete të fuqishme në botë që kanë marrëveshje tregëtimi të armëve me Kosovën dhe se policia e ushtria kanë armatim të mjaftueshëm për tu përballur me sulme eventuale.

Për herë të parë Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë buxhet rreth 140 milionë euro, mjete këto që parashihen edhe për blerje të mjeteve të ndryshme armatimi.

Artan Zaimi nga kompania “Relod” e licencuar për shitjen e armëve , ka thënë se Kosova përmes kompanisë së tyre ka marrëdhënie të mira me disa shtete shumë të fuqishme në botë.

Zaimi tregon disa detaje për tregtimin e armëve mes Kosovës dhe shteteve prodhuese të armëve.

Më poshtë deklarata e Zaimit:

Asnjë koment

Comments are closed.