23-04-2024

Nga shoferë të pandërgjegjshëm, bllokohet hyrje-dalja tek banesat afër UPZ-së

Tri vetura janë bllokuar në rrugën “Shkronjat” si pasojë e bllokimit të rrugës që shërben për hyrje-dalje në parkingjet e disa ndërtesave kolektive, prapa Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Banorët dhe disa vizitorë të kësaj lagje ankohen se në raste të tilla i bie të presin 15 – 30 min dhe se nuk është hera e parë që kjo rrugë bllokohet. Ata kërkojnë nga Policia që të merr masa ndaj shoferëve të pa përgjegjshëm thonë ata.

Në vendin e ngjarjes pak minuta më parë ka dalur Policia dhe po merret me rastin./tvpz

Asnjë koment

Comments are closed.