Nga sot një person mund t’i caktojë termine për 10 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se caktimi i termineve nga personat e tjerë në platformën online tashmë ka ndryshuar.
“Platforma eKosova mundëson që tani një qytetar të caktojë termine për 10 persona të tjerë. Platforma për caktim të terminëve: ➡
https://ekosova.rks-gov.net/Service/14
“Ministria mes tjerash u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të aplikojnë për marrjen e vaksinës ndaj COVID-19 dhe në të njëjtën kohë të zbatojnë masat kundër COVID-19 si bartja e maskës, higjiena, ruajtja e distancës dhe shmangia nga grumbullimet ku rreziku për bartje të virusit COVID-19 është i lartë.