Nga xhelozia ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, burri në Rahovec përfundon në Polici
Siç mëson Sinjali, rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur paradite, kur i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike për shkak të xhelozisë.
Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të raportojë rastin në Polici dhe si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë intervenuar.
Burri i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.