Ngjarja tragjike në familjen Hoti të Rahovecit, 19-vjeçari u gjet pa shenja jete nën çatinë e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në fshatin Pataqan të Poshtëm të Komunës së Rahovecit, në familjen Hoti. Djali 19-vjeçar, Hekurani, u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij, ku sipas informacioneve të para dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.

Posa Emergjenca dhe Policia morën informacionin, dolën në vendin e ngjarjes, ku edhe u konfirmua vdekja e të riut, teksa nuk dihen motivet që e shtynë të ndjerin t’i jap fund jetës.

Trupi i pajetë tashmë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të konfirmohet shkaktari i vdekjes së tij.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si ‘Hetim i vdekjes’.