Ngjarje e rëndë në Shqipëri, ky është mësuesi që vrau veten pranë varrit të gruas
Petrit Jaupaj është gjetur pa jetë pranë varrit të bashkëshortes së tij. Në gjendje të rënduar emocionale 60-vjeçari ka pirë disa ilaçe dhe i ka dhënë fund jetës.
Jaupaj ishte mësues i Biokimisë në shkollën 9-vjeçare “5 shkurti”. Rreth 1 vit e gjysmë më parë, bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, shkruan Euronews Albania.
Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier. Pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore dhe njoftimi zyrtar i policisë.