Ngrihet flamuri shtetëror në Prishtinë
Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është ngritur flamuri shtetëror.
Flamuri shtetëror u ngrit nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Ngritja e flamurit u bë në oborrin e Qeverisë së Kosovës, raporton Indeksonline.