03-05-2024

Ngritet aktakuzë kundër Donika Gërvallës

Prokuroria i ka ngritur aktakuzë ministres Donika Gërvalla.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Kjo e fundit ka bërë me dije se aktakuza është ngritur më 31 janar.

“Referuar kërkesës së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj D.G., për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, ka thënë ajo për Front Online.

Asnjë koment

Comments are closed.