23-11-2024

Nijazi Kryeziu ironizon deputetin Rexhep Selimi për foton në shoqëri të Abrashit

Sekretari i PDK-së në Prizren, Nijazi Kryeziu ka ironizuar ndaj një fotoje, të publikuar në “facebook” nga deputeti Rexhep Selimi i Vetëvendosjes, e të përcjellë edhe në media, ku Selimi shihet në fotografi me kryesusin e Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi, një ditë pas incidentit në mbledhjen e KK-së, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

“Sa poshtë ka ra katuni”. Qohu Rexho prej Gjenerali në Trupëroje…”ka shkruar Kryeziu, në  postimin e tij.

Një ditë parë, kuvendari i PDK-së në Prizren, Bardh Avdaj, është përplasur me kryesuesin e KK-së, Artan Abrashin, duke e hedhur një shishe plastike me ujë në drejtim të tij.

Avdaj veprimin e tij e ka arsyetuar duke thënë se Abrashi nuk ja kishte dhënë fjalën, derisa ai po kërkonte replikë, pasi emri i tij ishte përmendur nga parafolesi, drejtori komunal i Arsimit.

E pas tërë kësaj situate, “Gazetaexpress” kishte publikuar një foto, të postuar nga deputeti Rexhep Selimi, në Prizren, ku shkruante:”Selimi ka qenë ai që e ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, duke thënë se bashkë me Artan Abrashin, po “sillet” rreth Kuvendit Komunal”. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.