Nis dezinsektimi në Prizren
Në kuadër të shërbimeve për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim të qytetit, që po zhvillohen nën menaxhimin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, mbrëmë nw Prizren ka filluar faza e parë e dezinsektimit, i cili është realizuar në parkun e qytetit.
Të pranishëm nw fillim tw aksionit ishin edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani, të cilët e vëzhguan nga afër këtë proces.
Dezinsektimi ka për qëllim parandalimin dhe asgjësimin e insekteve fluturuese, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik i qytetarëve duke bërë pengimin e përhapjes së sëmundjeve që barten nga këto grupe.
Shërbimi për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim po realizohet qe një javë duke filluar nga 21 qershori, ku janë trajtuar të gjitha zonat e parashikuara sipas planit dinamik për kryerjen e këtyre shërbimeve./GazetaePrizrenit.net