03-12-2024

Opozita braktis seancën e KK-së kur kryetari Haskuka foli për KAB-in

Opozita (PDK e AAK) e ka braktisur mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, kur fjalën e ka marrë kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

KK i Prizrenit sot është mbledhur për të shqyrtuar dhe miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore trevjeçare, 2020-2022.

Gjatë fjalimeve të tyre kuvendarët opozitarë, kritikuan KAB-in duke e vlerësuar kopje e dobët e ish-qeverisjes./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.