26-04-2024

Thyhet shkolla në Studençan të Suharekës

Në fshatin Studencan të Suharekës është dëmtuar shkolla e fshatit.

Policia njofton se persona të panjohur kanë thyer derën e hyrjes së shkollës dhe kanë hyrë brenda objektit, transmeton Klan Kosova.

Ata më pas kanë thyer edhe tri dyer të zyrave të shkollës.

Policia nuk njofton nëse janë identifikuar personat që kanë dëmtuar objektin shkollor.

Asnjë koment

Comments are closed.