25-04-2024

Çfarë do të sjellë, sot Kuvendi zgjedhor i degës së LDK-së në Prizren?

Dega e LDK-së në Prizren, sot ka paraparë mbajtjen e Kuvendit të IX zgjedhor, në të cilin do zgjedhet kryetari dhe kryesia e re, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Pas tërheqjes së kryetarit aktual, dr. Haxhi Avdylit në garë kanë mbetur Anton Quni dhe Driton Selmanaj.  Kuvendit i duhet të zgjedh mes dy deputetëve të këtij subjekti.

Krahasuar me zgjedhjet parake të vitit 2013, në zgjedhjet e fundit të vitit 2017, LDK ka pasur rënie të votave.

Përfaqësimi i saj në Kuvendin Komunal (KK) ka rënë për 40 %, apo nga 10 në 6 asambleistë.

LDK tashmë është forca e tretë politike në Prizren. Për nga numri i ulëseve në KK, është pas PDK-së dhe Vetëvendosjes (VV).

LDK që në nivel lokal, në këtë mandat është në bashkëqeverisje me VV ka vetëm një anëtarë më shumë se sa partneri tjetër i koalicionit qeverisës, Nisma Socialdemoktrate (NS).

Ish-kryetari Avdyli, që ka drejtuar degën për më shumë se 4 vjet e gjysmë, ka njoftuar se ndonëse nuk do të rikandidojë për një mandat të ri, do të jetë “kudo që kërkohet kontributi” i tij.

Në Kuvendin e sotëm do zgjedhen edhe 18 delegatë për Kuvend qendror. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.