25-04-2024

Grabitje me armë në Suharekë

Në zonën industriale në Shirokë të Suharekës, ka ndodhur një grabitje e armatosur, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë, në orët e hershme të mëngjesit të ditës së djeshme viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës si roje e objektit afarist aty kishin shkuar tre persona të panjohur.

“Njëri ishte me armë të shkurtër, dhe viktimën e ka mbajtur nën kontroll në presion të armës, kurse dy të dyshuarit tjerë përmes një dritareje anësore kanë depërtuar brenda në objekti, ku nga një kasaforta të cilën e kanë dëmtuar kanë marrë para të metalta”, thuhet në raportin e policisë.

Më pas të dyshuarit janë larguar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, përderisa nuk raportohet për të lënduar. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.