24-11-2024

Nis manifestimi tradicional “ Java e Remzi Ademajt- Shtigjeve të lirisë”

Sot ka filluar manifestimi tradicional “ Java e Remzi Ademajt- Shtigjeve të lirisë” në Prizren. Hapja e edicionit të 18-të të manifestimit tradicional “Java e Remzi Ademajt- Shtigjeve të lirisë”, cili organizohet nga drejtoria e Arsimit dhe nën patronatin e kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka, është mbajtur në Kompleksin e LSHP-së.

Kryetari Haskuka, në një fjalë rasti para nxënsve dhe të pranishmëve, tha se veprimtaria patriotike e Remzi Ademaj, duhet të shërbejë flakadanë në edukimin dhe arsimin e gjeneratave të reja në shërbim të atdheut.

Drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi- Vezgishi , tha se në kuadër të këtij manifestimi do të organizohen gara të ndryshme edukative, letrare, sportive dhe kulturore me nxënësit e shkollave të komunës së Prizrenit. Në emër të familjes së heroit të Kosovës, Remzi Ademaj-komandant Petriti, organizatorët i ka falënderuar vëllau i tij, Shabani, i cili ka uruar nxënësit pjesëmarrës për suksese në garat e këtij manifestimi.

Nxënësit pjesëmarrës, Sara Bresa, Lazime Susuri dhe Fatjona Berisha, thonë se ndjehen të lumtur që do të jenë pjesë e këtyre garave fal përgatitjeve paraprake, në manifestimin që mban emrin e patritotit të madh, Remzi Ademaj. Në këtë organizim marrin pjesë mbi 1200 nxënës të rreth 40 shkollave të ndryshme të Komunës së Prizrenit, i cili do të mbahet gjatë 7 ditëve në vijim./tvprizreni

Asnjë koment

Comments are closed.