03-05-2024

Nis ndërtimi i dy shkollave të reja në Suharekë

Suhareka po bëhet me dy shkolla të reja. Mbi 500 mijë euro do të kushtojë ndërtimi i shkollës fillore “28 Nëntori” në Dobërdelan të Suharekës, ndërtimi i së cilës do të financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Me rastin e vënies së gurthemelit u tha se kjo shkollë e re do të ndikojë që nxënësit të kenë kushte më të mira për mësim.

 

 

Në fillimin e ndërtimit të kësaj shkolle ka marrë pjesë zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Fatmir Limaj, i cili tha se Kosova po ia kthen një borxh Dobërdelanit dhe Suharekës.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se shkollat e reja janë me kushte moderne, që po bëhen me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit.

Asnjë koment

Comments are closed.