25-11-2024

Nis ndërtimi i Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në “Arbanë” të Prizrenit

Me rastin e fillimit të punimeve të qendrës së re të Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen Arbanë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize  Arënliu Hoxhaj, sot kanë vizituar lokacionin,  ku do të ndërtohet kjo QMF, e cila do të ketë kapacitet të mjaftueshëm për t’i përballuar kërkesat e të gjithë banorëve të kësaj lagjeje për kontrolle mjekësore.

Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se objekti i ri dy katësh, do ta zëvendësojë atë të mëparshmin, që nuk plotësonte standardet e nevojshme për funksionim të duhur.

Lexo edhe;

Prizreni nën mesatare edhe për kujdesin primar shëndetësor (Dokument)

Duke dhënë detaje të hollësishme rreth projektit, drejtoresha Arënliu-Hoxhaj theksoi se objekti i ri do të ketë një hapësirë prej 553 m², ku do të jepen shërbime stomatologjike, shërbimet e diagnoztikës (si ultrazëri e EKG-ja), dhoma e vaksinimit, inhalimit etj.

Deri në përfundimin e punimeve që parashihet të zgjasin rreth 5 muaj, banorët e lagjes së Arbanës do të mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet shëndetësore në qendrat tjera të Mjekësisë Familjare përreth.

Asnjë koment

Comments are closed.