06-05-2024

Nis ndeshja Kosova – Lituania

Ka startuar ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Lituanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Bernard Challandes ka hedhur nga minuta e parë në fushë pothuajse më të mirët, vetëm Aro Muric i përjashtuar dhe Amir Rrahmani i lënduar, mungojnë nga 11-shja e paprekshme e “Dardanëve”, raporton Gazeta Express.

Vendin e të përjashtuarit, Aro Muric, për arsye disiplinore siç ka thënë FFK, e ka zënë Samir Ujkani, i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit në krah.

Derisa në vend të Amir Rrahmanit, ka startuar Dresevic.

Asnjë koment

Comments are closed.