19-04-2024

Nis ndeshja Sllovenia-Kosova, “Dardanët” synojnë fitore

Ka startuar sfida mes Kombëtares së Sllovenisë dhe Kombëtares së Kosovës, ndeshje kjo që po luhet në Lubjanë, në kuadër të Grupit C në Ligën e Kombeve, raporton RTKLive.com.

“Dardanët” edhe në duel me sllovenët hyjnë pa disa lojtarë për shkak të pandemisë dhe lëndimeve.

Pas humbjes 2:1 nga Shqipëria në miqësore, skuadra e Bernard Challandes synon vetëm tri pikë në përballje me Slloveninë.

Ndeshja Sllovenia-Kosova po transmetohet në RTK1. /rtk

Asnjë koment

Comments are closed.