Nis numërimi i votave për kandidatët për deputetë në Prizren e Suharekë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave është duke u zhvilluar në 26 Qendra Komunale të Numërimit. Sipas KQZ-së, sot ka nisur numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit në Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri, ndërkaq gjatë pasdites ka filluar numërimi edhe në Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.
Ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë edhe në Prizren.
Numërimi po bëhet në sallën e sportit “Sezair Surroi” në Prizren. Numërimi i votave po bëhet në 15 tavolina të veçanta./rtk