22-11-2024

Nis rregullimi i një pjese të lumit Mirusha në Malishevë

Fillimin e punimeve në rregullimin e kësaj pjese të lumit, i ka parë nga afër edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është ndarë i kënaqur, pasi përfundimisht do të parandalohen përmbytjet që ndodhin në këtë zonë, por në të njëjtën kohë krijohet edhe siguri për banorët që jetojnë përreth, si dhe i ndryshon pamja për të mirë kësaj pjese, pasi Banja, është një prej vendeve turistike, më të frekuentuara, sidomos gjatë verës, për shkak të pishinave natyrale.

Rregullimi i kësaj pjese të shtratit të lumit Mirusha, bëhet në kuadër investimeve të komunës, në rregullimin e shtratit të lumit, me qëllim të parandalimit të përmbytjeve, pasi shtëpitë në këtë pjesë, vazhdojnë të jenë të rrezikuara kur ka reshje të mëdha atmosferike.

Në këtë rregullim të shtratit të lumit, është paraparë zgjerimi i shtratit të lumit dhe ndërtimi i mureve në të dy anët e lumit, me qëllim të lëvizjes së papenguar të ujit, edhe kur ka reshje atmosferike.

Rregullimi i shtratit të lumit në këtë pjesë, mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës.

Asnjë koment

Comments are closed.