Nis sot java e gjashtë në Superligë, Prishtina e pret Dukagjinin
Sot fillon java e gjashtë e Superligës së Kosovës në futboll dhe në program është vetëm një ndeshje.
Bëhet fjalë për takimin mjaftë interesant mes Prishtinës dhe Dukagjinit, shkruan Indeksonline
Klubi kryeqytetas këtë ndeshje e zhvillon në Hajvali në stadiumin “Kampi Nacional i FFK-së” nga ora 15:00.
Do të jetë një përballje interesante mes dy trajnerëve, Ismet Munishi dhe Cavalli.
Gjyqtar kryesor në këtë takim do të jetë Dardan Çaka me asistentët e tij: Granit Hyseni, Bekim Rama dhe Alban Shala – kurse në sistemin VAR do jenë: Vigan Ibërdemaj dhe Drilon Rexhepi.