Nis zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në Rud të Malishevës
Në kuadër të rregullimit të sistemeve të kanalizimeve në fshatrat e Komunës së Malishevës, edhe në fshatin Rud, ka filluar zgjerimi i këtij sistemi, duke e lidhur edhe një pjesë të fshatit që deri më tani nuk ka qenë i kyçur në sistemin e kanalizimit të fshatit. Punimet në zgjerimin e këtij sistemi të kanalizimit i ka inspektuar nënkryetari i Komunës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal i urbanizimit, Islam Vrenezi.
Në njoftimin e kësaj komen, thuhet se ata janë ndarë të kënaqur me punimet që janë duke u zhvilluar, pasi operatori, deri më tani, është duke i kryer punimet sipas planifikimit dhe brenda pak ditëve, edhe pjesa e hyrjes së fshatit Rud, do të jetë i kyçur në sistemin e kanalizimit.
Vrenezi, ka sqaruar, se bëhet fjalë për mbi 500 metra rrjet i ri i kanalizimit, për këtë pjesë të fshatit, dhe kjo bëhet në kuadër të investimeve të Komunës, në rregullimin e infrastrukturës së sistemeve të kanalizimeve.
“Përndryshe, nënkryetari Berisha, është takuar edhe banorët e fshatit Rud, të cilët janë shprehur të kënaqur me këtë investim dhe përkujdesjen e vazhdueshme të komunës, në raport me fshatin e tyre, i cili edhe pse është një prej fshatrave të largëta, investimet e komunës nuk kanë munguar”, përfundon njoftimi.