16-09-2021

Nisen për në Kosovë trupat e pajetë të mërgimtarëve që vdiqën nga aksidenti në Kroaci

Trupat e pajetë të kosovarëve mërgimtarë, të cilët humbën jetën tragjikisht nga aksidenti në Slovanski Brod të Kroacisë, tashmë janë nisur për në Kosovë.

Bartjen e kufomave po e bënë falas, automjetet e kompanisë ”Pikëllimi”, njofton Klan Kosova.

Ato pritet që nesër në mëngjes të arrijnë në morg në Prishtinë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.