19-05-2024

Nisin hetimet për veturat e MPJD-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me blerjen e veturave nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nisja e hetimeve u konfirmua një ditë pas raportimit të emisionit të Klan Kosovës, KIKS Kosova.

Kiksi të mërkurën raportoi për një superskandal të Ministrisë e cila bleu vetura për gjoja nevojë të shërbimeve diplomatike dhe konsullare, ani pse një gjë e tillë sipas hulumtimit të emisionit nuk është kërkuar nga këto institucione.

Përveç shkeljes së procedurave, kjo blerje shpërfilli dy vendime qeveritare, të Kurtit dhe Hotit, që ndaluan blerjen e veturave për institucionet shtetërore.

Dokumentet e siguruara nga Kiksi dëshmojnë se për të arritur këtë qëllim, MPJD falsifikoi edhe dokumentin për nevoja të disponueshmërisë së fondeve.

Ani pse MPJD ndau 335 mijë euro për veturat që kushtuan 156 mijë euro, tre muaj pas blerjes, zyrtari i pranimit, Samedin Thaçi, alarmoi se malli nuk erdhi asnjëherë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.