07-10-2024

Nisma e Fatmir Limajt e kritikon Memli Krasniqin: Zgjodhi Albin Kurtin, para opozitës

Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas takimit të mbrëmshëm të kryeministri, Albin Kurti me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.
Nisma në një komunikatë dërguar mediave e ka quajtur të pamatur dhe të dëmshëm, veprimin politik, cili sipas Nismës, aministon keqqeverisjen e brendshme të Albin Kurtit, por edhe legjitimon kursin e gabuar diplomatik të kësaj qeverie.

“Në rrethanat aktuale, opozita duhet ta ketë vetëm një qëndrim të përbashkët, dorëheqjen e Albin Kurtit apo shkarkimin përmes mocionit, i cili do të rezultonte me shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje”, thuhet ndër të tjera në komunikatë: I pamatur e i dëmshëm, veprimi politik i cili në vete jo vetëm se amniston keqqeverisjen e brendshme të Albin Kurtit, por edhe legjitimon kursin e gabuar diplomatik të kësaj qeverie.

Kosovës i ka munguar zëri opozitar, andaj kërkesa për bashkërendimin e opozitës ka qenë natyrale, derisa hezitimi për të qenë pjesë e një fronti të bashkuar tanimë po deshifrohet me nxitimin e Memli Krasniqit, i cili para koordinimit me opozitën zgjodhi të dakordohet me Albin Kurtin.

Në rrethanat aktuale, opozita duhet ta ketë vetëm një qëndrim të përbashkët, dorëheqjen e Albin Kurtit apo shkarkimin përmes mocionit, i cili do të rezultonte me shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje!

Shpërndarja e Kuvendit pa dorëheqje ose shkarkim të qeverisë është bartje e fajit nga qeveria te Kuvendi edhe pse përgjegjës për degradim të tërësishëm të shtetit në të gjitha sferat e jetës është qeveria dhe jo Kuvendi.

Prandaj, NISMA Socialdemokrate u bën thirrje deputetëve të të gjitha partive të mos pranojnë të shkarkohen nga qeveria por të thërrasin seancë dhe ta shkarkojnë qeverinë!

NISMA Socialdemokrate

Asnjë koment

Comments are closed.