23-04-2024

Nisma fton Prokurorinë të merret me shkeljet në Drejtorinë e Arsimit në Prizren

NISMA Socialdemokrate në Prizren, përmes një komunikate për media ka reaguar për gjendjen në arsim, duke ftuar Prokurorinë të merret me shkeljet në Drejtorinë e Arsimit në Prizren.

Në reagimin e tyre ndër tjera, thuhet se kryetari Haskuka dhe drejtoresha e DKA Vezgishti duhet të ndihen përgjegjës për situatën e rëndë që e kanë krijuar në arsimin e Prizrenit.

Reagimi i plotë:

NISMA Socialdemokrata – Dega në Prizren fton publikisht Prokurorinë të merret me shkeljet e radhës të drejtoreshës së DKA-së Xhemile Vezgishti, e cila po perdoret nga Mytaher Haskuka si marionetë, i cili përmes komisarëve poltik të dërguar tek ajo po vazhdojnë ta thellojnë kaosin në arsimin Prizrenas.

Mytaher Haskuka në prag të fillimit të vitit shkollorë, përmes ndërhyrjes kundërligjore kishte anuluar konkursin e zhvilluar për rreth 70 punëtorë të arsimit, nga ku ka krijuar një situatë të rëndë në mbarëvajtjen e procesit arsimorë, ai (Mytaheri) me 2 Shtator iu drejtua Drejtorëve të shkollave me një shkresë, ku mes shumë muhalifeve i kishte thënë: “Sot, gjthashtu do të emërohen komisonet e reja…”, këto komisione nuk u formuan kurrë dhe ai vazhdoi me shkelje tjera duke humbur rreth 20 mijë orë mësimi.

Shkeljet e Mytaher Haskukës dhe vartësve të tij vazhdojnë edhe më shumë kur ai me 04.11.2019 hap konkurs duke iu referuar mes tjerash edhe ligjit nr.06/L-114 të cilin Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar por qe Mytaher Haskukes nuk i ka mjaftuar kjo, dhe vazhdon pas 43 ditëve të formoj komisione për intervistim në kundërshtim me U.A 07/2017, i cili në nenin 7 pika 1 thot: Organi përkatës i autorizuar me Statutin apo Aktin e Brendshëm, në afat prej 3 ditësh nga publikimi i konkursit publik ose konkursit të brendshëm nxjerr vendimin për themelimin e Komisionit të Përzgjedhjes.

Vartësit e Haskukës, duke mos respektuar as nenin 9 të këtij udhëzimi, emërojnë komision për të zhvilluar intervista për aplikuesit në një konkurs me shumë shkelje ligjore, anëtarë të komisioneve me lidhje familjare, por edhe të atillë që dyshohet se janë të punësuar pa konkurs, e të cilët do të “zgjedhin” të tjerët! Haskuka dhe znj Vezgishti duhet të ndihen përgjegjës për situatën e rëndë që e kanë krijuar në arsimin e Prizrenit, duhet të japin llogari për orët e humbura si dhe kush do ti vlerësojë mijëra nxënës, pasi pritet që edhe disa ditë të përfundojë gjysmëvjetori i parë i vitit shkollorë.

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, shpreson se organet e drejtësisë nuk do ti mbajnë sytë dhe veshët e mbyllura përballë këtyre dhe shumë shkeljeve të tjera ligjore që po bëhen nga qeveria e papërgjegj’shme në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.