25-11-2024

NISMA kërkon “largimin e shantazheve dhe manipulimet” e studentëve në UPZ

NISMA Socialdemokrate në Prizren, përmes një reagimi ka njoftuar se me vëmendje të shtuar po përcjell ecurinë e zhvillimeve të fundit, brenda Universitetit Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Në reagim ndër të tjera thuhet:

“Duke marrë për bazë statusin e UPZ-së dhe vendimin e bazuar në këtë status nga Këshilli Drejtues si organi më i lartë i UPZ-së, (përjashtim të atyre anëtarëve të këtij këshilli të cilët po kryejnë “argatin e dreqit”), ku mbi bazën e krejt kësaj, është marrë vendim që u.d. Rektor i UPZ-së të jet prof.asc.dr.Ismet Temaj, atëherë edhe ne si subjekt politik konsiderojmë se ky vendim bazohet në ligjshmëri, harmoni dhe përputhje të plotë me nenet dhe paragrafet sipas statusit te Universitetit Publik të Prizrenit dhe bazes ligjore në përgjithësi.

“Kërkojmë nga të gjithë ata akter qoftë nga brenda apo nga jashtë, që përfundimisht të hjekin dorë nga shantazhet dhe manipulimet e ndryshme që po i bëjnë përmes instrumentalizimit të studentëve, e në dëm  të institucionit ku edhe ata vet janë pjesë e tij. Kërkojmë nga ai grupacion i vogël i studentëve që thirren në depolitizimin e UPZ-së, të cilët me fakte e fotografi dëshmohen se pikërisht ata janë individ me ngjyrime politike, të distancohen nga të qenurit instrument i parapolitikave që deri më tani i kanë degraduar dhe penguar vlerat që do të duhej ti kishte ky Universitet. I bëjmë me dije se ata nuk mund t‘a përfaqësojnë zërin e 15 mijë studentëve sa ka ky Universitet.

Të nderuar student, është moment për reflektim bashkëpunimi. Më mirë të jeni instrument i zgjidhjes sesa instrument i manipulimit. Është momenti të udhëhiqeni nga zëri i arsyes dhe të jeni të prirur të mendoni si studentë që për motiv keni akumulimin e njohurive nga profesorë model për të ardhmen, e jo të lakmoni në modelin e tipit të atyre profesorëve që po ju përdorin si instrument për t‘a zgjatur jetën e tyre banditeske si deri më tani, brenda këtij Universiteti.

Për fund, kërkojmë që për çdo shkelje, parregullësi, pengesë apo tentim pengese gjatë këtij procesi, të merren organet kompetente. Ne duhet t‘ua lëjmë këtyre organeve që ato ta verifikojnë ligjshmërinë e vendimeve dhe të mirren me to dhe po ashtu kërkojmë që t’i parandalojnë veprimet e”profesorëve“manipulues, të cilët burim i problemit janë pikërisht ata”, thuhet në komunikatën nga Zyra për informim e NS-së, Dega Prizren./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.