18-04-2024

Nisma në Prizren: Haskuka e drejtorët e tij po ndajnë ndihma mbi baza partiake

Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren, ka drejtuar kritika ndaj pushtetit lokal, për siç është thënë keqpërdorim të situatës nga pandemia COVID-19,  ndërkohë që “Qeveria e Mytaher Haskukës, po i ndan ndihmat në baza partiake.

Po ashtu kritikat e Nismës ndaj pushtetit komunal kanë të bëjnë edhe me caktimin për karantinë, të pushimores në Nashec.

Komunikata:

“Është e papranueshme, por edhe fëmijërore që nevojat e qytetarëve për gjërat elementare të keqpërdoren nga z. Haskuka dhe drejtorët e tij, të cilët edhe ndihmat për qytetarë i ndajnë mbi baza partiake, duke i mbushur rrjetet sociale me selfie e reklama që tregon edhe papjekuri, por edhe keqpërdorim të parasë publike”, thuhet në reagim të Nismës në Prizren.

NISMA kujton se reklama për një karantinë të mundshme në fshatin Nashec, pa konsultim dhe pëlqim të banorëve, është jo e menduar mirë, duke pasur parasysh se pushimorja nuk plotëson as kushtet minimale lidhur me koronavirusin, kur e dimë se dhomat e pushimores janë me shumë shtretër dhe një toalet për 24 persona, kjo vetëm se i rrezikon edhe më shumë qytetarët.

Është e papranueshme që të keqpërdoret situata e rëndë e krijuar në vend nga profiterë dhe keqpërdorues të parasë publike. Herët apo vonë do të japin përgjegjësi”.

“NISMA Socialdemokrate kërkon edhe njëherë nga qytetarët që t’i respektojnë udhëzimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike lidhur me virusin COVID-19”.

Asnjë koment

Comments are closed.