Nisma në Prizren pritet të vendosë për koalicionin, sot në mesditë
Nisma Socialdemokrate (NS) në Prizren, do të mbajë sot mbledhje urgjente në mesditë, në ora 12:00.
Burime të besueshme të portalit “Gazeta e Prizrenit” konfirmuan se në rend dite, është çështja e pozicionimit të degës, në prag të mbajtjes së balotazhit për kryetar të Prizrenit.
Sipas burimeve ky subjekt është më afër koalicionit me PDK-në dhe përkrahjes së kandidatit, Shaqir Totaj. /GazetaePrizrenit.net/