23-11-2024

Nisma prish koalicionin me VV-në në Prizren, por mban në qeverisje dy drejtorë

Zyra për informim e degës së NS-së përmes një njoftimi ka përkujtuar largimin nga koalicioni qeverisës komunal dhe ka shtuar se qëndrimi në detyrë i dy drejtorëve të nominuar nga ky subjekt paraqet adoleshencën e radhës. Sipas njoftimit, ky qëndrim në detyrë i dy drejtorëve nuk është në përputhje me përcaktimin politik të NS-së, shkruan sot Koha Ditore.

“NISMA në Prizren javën e kaluar i ka dhënë fund bashkëqeverisjes në qytetin e Prizrenit, dhe është përcaktuar që të veprojë si opozitë konstruktive përballë një qeverie të minorancës, e cila tashmë po dëshmohet se është fatkeqësia më e madhe e qytetit tonë. Hipokrizia e Osman Hajdarit dhe Ehat Oreshkës se do të vazhdojnë angazhimet e tyre për shkak të gjoja disa projekteve, në qeverisjen e infantilit politik, tregon adoleshencën e radhës dhe nuk është në përputhje me përcaktimin tonë politik, që ne dhe e keqja t’i kenë rrugët e ndara”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të degës së NS-së.

Asnjë koment

Comments are closed.