13-12-2024

Dështuan premtimet për pavarësimin e shkollave në Kobajë, Dedaj e Petrovë të Prizrenit

Edhe fillimi i këtij viti shkollor nuk solli ndonjë risi, sa i përket pavarësimit të paraleleve të ndara fizike të shkollave në fshatin Kobajë, Dedaj dhe Petrovë.

Paralajmërimet e ish-drejtorit të Arsimit të kësaj qeverisje në Prizren, Skënder Susurit, se planifikohej që ato të funksionojnë si shkolla të pavarura, nuk janë realizuar as këtë vit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Premtimet e tilla nuk ishin bërë në ndonjë kohë fushate zgjedhore, por gjashtë muaj pas marrjes së detyrës së të parit të arsimit në Prizren, nga Susuri. Ai kishte paralajmëruar se kjo parashihej të realizohej gjatë vitit shkollor 2018/2019.

Tashmë kur ka kaluar një vit, nuk ka asnjë lëvizje të dukshme në këtë drejtim, as Susuri nuk mban më pozitën prej nga premtoi, pasi është larguar tre muaj më parë, sipas kërkesës së partisë së tij, Nismës, që deri javën e kaluar ishte pjesë e qeverisjes lokale të Prizrenit.

Pos tyre, siç ka shkruar, një ditë më parë “Gazeta e Prizrenit” po ashtu ka dështuar edhe premtimi për pavarësimin e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Ramajë të Hasit./GazetaePrizrenit.net/

Lexo edhe :

Premtimi i dështuar për pavarësimin e gjimnazit në Has nga ish-drejtori Skënder Susuri

 

Asnjë koment

Comments are closed.