16-01-2021

Nisma Socialdemokrate bëhet me katër deputetë të rinj, këta janë emrat

Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate dhe AKR-së, i janë bashkuar edhe katër deputetë të grupit Parlamentar tashmë të shuar 6+.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala.Shala tha se Grupi i ri Parlamentar do të quhet “Nisma-AKR-6+”.

Tutje Shala konfirmoi se deputetët, Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli do të funksionojnë në kuadër të këtij grupi të ri parlamentar. /Gazeta Express

Asnjë koment

Comments are closed.