25-04-2024

Një 17-vjeçar nga rajoni i Hasit viktimë e vetaksidentit në autostradën ‘Ibrahim Rugova” afër Vlashnje

Një djalë 17-vjeçar nga rajoni i Hasit është viktimë e  vetaksidentit të rëndë që ndodhi dje rreth në mesditë, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, raporton Gazeta e Prizrenit.

Personi që humbi jetën në aksident është Albi Morina nga lagjja “Ramamat” e Lipovecit të Gjakovës, ndërsa lëndime pësoi shoferi që dyshohet se ka shkaktuar vetaksidentin.

Varrimi i viktimës do të bëhet sot në ora 16:00.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në kilometrin e 10-të autostradës, në afërsi të fshatit Vlashnje të Prizrenit.

/ Gazeta e Prizrenit/

Mund të jetë një imazh i 2 persona, bazen uji dhe rrugë

Asnjë koment

Comments are closed.