Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur sot në një familje në Zhur të Prizrenit, ku një 27-vjeçare është gjetur pa shenja jete dhe dyshimet e para çojnë tek vetëvrasja.
Nga informacionet e para që ka siguruar Gazeta Sinjali, viktima që u gjet pa shenja jete është Nurë Vezaj dhe dyshohet se u gjet i varur.
Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe se rasti është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”. /GS