Një 28-vjeçare nga Prizreni tenton t’i jap fund jetës pas mosmarrëveshjeve me bashkëshortin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Prizren, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, pas një debati që kishte pasur me bashkëshortin e saj. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 28-vjeçare, e cila për të disatën herë po tenton të kryej vetëvrasje.
Rasti i fundit, sipas burimeve brenda Emergjencës ka ndodhur dje, pasi viktima kishte konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve, duke iu përkeqësuar gjendja shëndetësore, me ç’rast është dërguar në spital për trajtim. Në bazë të informacioneve të para, përveç konsumimit të medikamenteve, gruaja ka tentuar edhe t’i prej venat dhe të hidhet nga ballkoni i banesës.
Gjatë kjo ngjarje e tmerrshme motiv ka mosmarrëveshjet që çifti ka pasur në vazhdimësi mes vete, për arsye ende të panjohura.
Pasi Policia është njoftuar për rastin nga spitali, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “vetëvrasje në tentativë”, teksa kanë nisur hetimet.