21-11-2024

Një 33 vjeçar nga Malisheva viktimë nga COVID-19

Një 33 vjeçar është një nga katër viktimat nga COVID-19 që janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike viktima ishte nga Malisheva.

Tri rastet e tjera të vdekjeve janë një 80 vjeçar nga Prishtina, një 62 vjeçar nga Prizreni dhe një 71 vjeçar nga Skenderaj.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç)”.

IKSHPK-ja bën të ditur se gjatë 24 orëshit të fundit janë regjistruar 229 raste të reja pozitive, ndërkaq janë shëruar 363 persona./KK

Asnjë koment

Comments are closed.