20-04-2024

Një delegacion arbëresh nga Italia do të vizitojë Prizrenin

Në kuadër të “Ditëve të Arbëreshëve në Kosovë”, ë hënën një delegacion i tyre
nga Italia do të vizitojë Komunën e Prizrenit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Referuar njoftimit nga Komuna, së pari, duke filluar nga ora: 9:00 në sallën e Kuvendit Komunal në “Shtëpinë e Bardhë” do të mbahet një mbledhje për nder të këtij delegacioni.

Më pas delegacioni do të vizitojë edhe Lidhjen e Prizrenit dhe Kalanë e Prizrenit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.