Një e mitur tenton t’i jap fund jetës në fshatin Gjonaj të Prizrenit, shpëtohet nga një kalimtar
Një 14-vjeçare në fshatin Gjonaj të Komunës së Prizrenit ka tentuar t’i jap fund jetës, por që u shpëtua nga një kalimtar.
Nuk dihen ende motivet pse 14-vjeçarja kishte tentuar të vetëvritej, ndërsa gjendja e saj shëndetësore sipas mjekëve tani është stabile.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Po rasti është vetëvrasje në tentativë, ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Prizrenit rreth orës 12:50 më datë 02.11.2020. Një femër e moshës 14 vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke kërcyer nga një urë, që gjendet në fshatin Gjonaj mbi lumin ‘Drini i Bardhë’ por që një kalimtar e ka pa dhe ka ndërhyrë duke e nxjerrë atë nga uji. Sipas mjekëve gjendja e saj është stabile. Ndërkohë që motivet ende nuk dihen”, ka thënë Osmanollaj.
Në Republikën e Kosovës ekziston një qendër telefonike për parandalimin e vetëvrasjes e quajtur “Linja e Jetës”. Në linjë, vullnetarë të trajnuar nga ekspertë internacional i përgjigjen telefonatave të personave të cilët kanë mendime për vetëvrasje. Çdo thirrje është plotësisht anonime dhe trajtohet pa gjykime nga ana e vullnetarëve. Mund të telefononi në numrin 0800 12345. /Telegrafi