06-05-2024

Një femër arrestohet për posedim të marihuanës në Prizren

Një femër është arrestuar në Prizren, pasi sipas Policisë i janë gjetur substanca narkotike.

Rasti ka ndodhur 30 minuta pas mesnatës, ndërsa të dyshuarës (K-Shqiptare) gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë  0.93 gram dhe 0.40 gram.

Me vendim të prokurorit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.