Një femër në Suharekë sulmohet nga tre meshkuj
Tre meshkuj kanë sulmuar fizikisht një femër në Suharekë.
Sipas Policisë njofton se të tre personat janë arrestuar derisa viktimës i është dhënë ndihma mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net