05-07-2020

Një femër rrah rënd femrën në një fshat të Prizrenit

Një rast i lëndimit trupor ka ndodhur në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.

Sipas policisë,  ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë, ndërsa dje është arrestuar një e dyshuar femër kosovare e cila ka sulmuar fizikisht një femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Nuk jepen motivet e ngjarjes./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.