23-11-2024

Një grua e denoncon burrin për dhunë sistematike, shkon me 5 fëmijët në strehimore

Një rast ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Pagarushë të Malishevës, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer edhe rastet e tjera që kanë ndodhur në familjen e tyre dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa gruaja ka shkuar në strehimore me 5 fëmijët.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe inicimi i rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Asnjë koment

Comments are closed.