Një hajn arrestohet, dy ikin pasi vodhën në një shtëpi, derisa lëndohet një polic
Policia në Prizren, mbrëmë pak pas mesnatës, ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Ilirët” po ndodh një vjedhje nga një shtëpi.
Sipas raportit policor, banorët e shtëpisë nuk ishin prezent. “Me të hyrë në oborr të shtëpisë tre të dyshuarit me inicialet AB, LF dhe FS pasi vërejnë patrullën policore fillojnë ikjen”, thuhet në raport të policisë.
Zyrtarët policorë fillojnë ne ndjekjen e të dyshuarve ku arrijnë të ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarin AB kurse të dyshuarit LF dhe FS arrijnë të ikin.
Në raportin e policisë, thuhet se gjatë ndjekjes së të dyshuarve njëri nga zyrtarët policor pëson lëndim në këmbën e djathë duke rënë nga muri me lartësi rreth dy metra. Sipas raportit mjekësorë zyrtari policor ka lëndime të lehta trupore.
Te i dyshuari i arrestuar gjatë bastisjes dhe kontrollit janë gjetur bizhuteri si dhe gjësende tjera të vjedhura nga ajo shtëpi.
Në vendngjarje ka dalë njësitet relevante te policisë si dhe njësia e krim teknikës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari AB të ndalet në mbajtje për 48. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit policor.